Piktori Spanjoll Anton Lamazares (1954), sëbashku me Jose María Sicilia, Miquel Barceló dhe Víctor Mira, është pjesëtar i “gjeneratës së 80-të”. Duke punuar siperfaqe druri dhe kartoni të elaboruara me vernik dhe materiale të tjera, ai ka krijuar një stil dhe një gjuhë artistike tepër personale. Nga një ekspresionizëm plot lojë, stili i tij është zhvilluar drejt ekspresionizmit abstrakt dhe abstragimit të drejtëpërdrejtë. Në kohët e fundit stili i tij ka marrë karakter minimalist, në të cilin ka një dialog intim midis shpirtit dhe kujtesës, sensualitetit dhe shpirtërimit, poezisë dhe jetës së ëndrrave. Punët e tij janë ekspozuar në të gjithë botën, madje në shumë institucione të rëndësishme duke përfshirë Muzeun Kombëtar të Reina Sofies, Qëndrën e Artit Kontemporan të Galicias dhe Muzeun e Artit Kontemporan të Madridid, si dhe nga shumë koleksionistë dhe fondatorë privat.

Vitet e para të krijimtarisë: Piktura dhe poezi
(Galicia, 1954-1977)

Lamazares lindi më 2 Janar të 1954 në Maceira, një fshat në Lalín (Pontevedra, Spanjë), mjedisi i të cilit influencoi shumë në procesin e tij kreativ dhe imagjionarë. Nga viti 1963 deri më 1969 Lamazares studioi literaturë, si atë latine ashtu edhe greke, në seminarin Franceskan të Herbonit. Në fund të viteve 60 ai filloi të shkruante poezi dhe lidhi miqësi me shkrimtarin Alvaro Cunqueiro dhe me piktorët Laxeiro dhe Manuel Pesqueira. Këto të fundit do të influencojnë shumë në formimin e tij. Kur vokacioni i tij kreativ filloi të largohej nga poezia për t'iu drejtuar pikturës, ai ndërmori udhëtime të gjata në të gjithë Europën (1972) në mënyrë që të studionte personalisht punët e mjeshtrave të pikturës, duke përfshirë Van Gogh, Klee, Rembrandt, Miron, Antoni Tàpies, Manuel Millares, Alberto Giacomettin, dhe Francis Bacon, si edhe artin Medieval dhe atë të Oqeanisë.

Në fund të udhetimit të tij ai qëndroi për një periudhë të shkurter në Barcelona, ku punonte si punëtor ndërtimi dhe në kohën e lirë vizitonte muzetë e Barcelonës, në vecanti koleksionet e artit Romanik tek Muzeu Mares, si dhe Muzeun Kombëtar të Artit Katalonas. Kur u rikthye në Madrid, ai vazhdoi të shoqerohej me maestron e tij Laxeiro, dhe u njoh gjithashtu me poetin Carlos Oroza, shoqëria e të cilit do të ishte thelbësore për të: dialogu midis pikturës dhe poezisë është konstant në të gjitha punët e tij.

Në 1973, kur Lamazares ishte vetëm 19 vjec, pikturat e tij ekspozoheshin si me piktorë të tjerë ashtu edhe vetëm. Në 1975 ai filloi ushtrinë e detyruar duke u bërë ushtar i flotës marine në El Ferrol. Më 27 Shtator të po këtij viti ai mori lajmin befasues të ekzekutimeve të fundit të regjimit të Frankos që erdhën si rrjedhojë e procesit gjyqësor të Burgosit; një nga 'keqbërësit' e ekzekutar ishte edhe miku i tij Humberto Baena, një 24 vjecar nga Pontevedra. Duke hyrë në depresion të thellë prej këtij lajmi, Lamazares përfundoi në një institucion psikiatrik. Ishte pikërisht gjatë kësaj periudhe që ai shkruajti përmbledhjen me poezi të titulluar Adibal.

Nga ekspresionizmi dhe Arte Povera (Arti i varfër) tek pikturat dyfaciale
(Madrid-New York, 1978-1989)

Në 1978 Lamazares u trasferua në Madrid, ku formoi një shoqëri të ngushtë me piktorin Alfonso Fraile, kuratorin Juana Mordó, poetin dhe kritikun e artit Santiago Amón, si dhe me neurologun Alberto Portera. Lidhja me një grup artistësh, shkrimtarësh, regjizorësh, muzikantësh dhe piktorësh- të cilët do t'u mblidhnin në fundjavë tek shtepia e tij në Mataborricos- e shtyen Lamazaresin në 1979 të ekspozonte artin e tij në ambient të hapur.

Vitet 80-të ishin një periudhë aktiviteti kreativ intensiv, ku puna e tij u përhap shumë: në moshën 30- vjecare Lamazaresi kishte fituar një status tek panorama Spanjolle si edhe tek arti nderkombëtar. Pikturat e kësaj periudhe tregojnë figura ëndërrash dhe lojcake të pikturuara në një mënyrë ekspresioniste, intensivisht kromatike dhe me fuqi origjinaliteti. Arti i tij u ekspozua në Gallerinë e Madridid Juana Mordó, Elisabeth Frank në Belgjikë, si dhe në Sala Gaspar në Barcelona. Më pas ai iku në New York ku jetoi për dy vjet me një bursë studimi Fullbright. Pikturat e tij, të cilat u ekspozuan tek Galleria e Bruno Fachettit, ishin në të njëjten kohë të pastra dhe me më shumë material. Për një periudhë kohe, ai bënte vajte-ardhje nga Salamanka në New York.

Në 1988 ai udhetoi në Anatolia- vizitoi tempullin e Didymisë- dhe në Stamboll, ku u impresionua shumë nga kishat bizantine. Shëmbëlltyra reflektuese e kësaj eksperience, e artikuluar nëpërmjet vendosjes së drurit në pikturat e tij, mund të shikohet në punët e ekspozuara tek Galeria Miguel Marcos. Në 1990 ai filloi të përgatiste një seri punësh të reja, të kompozuara me qëllim që të shihen nga të dyja anët e tabllosë, të cilat ai i quan bifrontes (dyfaciale).

Pikturat skulpturale dhe formatet e mëdha
(Paris- Madrid, 1990-2003)

Në vitet 1990-1991 Lamazares shkoi në Paris nëpërmjet një burse studimi nga Cite des Arts. Në 1991 ai hapi një studio të madhe në Madrid ku filloi të punonte mbi serinë Gracias vagabundas (Mirësi endacake) dhe Desazón de vagabundos (Ankthi i vagabondëve). Në 1993 ai u takua me Tàpies, i cili kishte fituar cmimin e Golden Lion tek Bienalia e Venecias. dhe publikoi intervistën e gjërë që kishte bërë me të. I ftuar nga Qëndra e Galicies për Artin Kontemporan, nga Maji deri në Nëntor të vitit 1996, ai jetoi në Galicia ku pikturoi serinë me piktura Gracias do Lugar: Eidos de Rosalía, Eidos de Bama (Joshja e vendit: Fusha e Rozalisë, Fusha e Bamës). Nga Qershori deri në Nëntor të vitit 1997 ai punoi në ambjent të hapur, në Santa Baia të Matalobos në Bes de Santa Baia. Në 1998, në Madrid, ai pikturoi serinë Titania e Brao, si tribut për verën Kastiliane, dhe më pas Pol en Adelán.

Gjatë kësaj kohe, ai gjithashtu bëri disa punë grafike, duke përfshirë një komplet punësh me gdhendje me mjete, për të shoqëruar 5 tekstet e Gustavo Martín Garzo në librin e tij El Canto de la Cabeza (Kënga e mendjes) si dhe litografi për të shoqëruar librin Itinerariumin nga Egeria, i nominuar si libri i vitit nga Le Monde Diplomatique. Në 2001 ai ngriti një ekspozitë shumë të madhe në Portin Detar të Corunës, të titulluar Un saco de pan duro (Një thes me bukë të fortë).

Puna e tij sëbashku me punët e disa artistëve të tjerë Spanjoll si Antonio Saura, Martín Chirino, Joan Hernández Pijuan, Millares, Pablo Serrano, Jorge Oteiza dhe Tàpies, u zgjodhën për reklamim ndërkombëtar nga Ministria e Punëve të Jashtme sipas programit Arti Spanjoll për Botën e Jashtme. Gjatë kësaj periudhe, Lamazares udhëtoi në Firence dhe Asizi për të vlerësuar punët e artit Rilindas si dhe për t'u familiarizuar me ambjentin e Shën Franceskut, të cilit do t'i dedikonte më vonë seritë e punës të tittulluara Follente Bemil.

Nga abstraksionizmi tek minimalismi poetik
(Berlin, nga 2004)

Në vitin 2004 Lamazares u transferua në Berlin ku vazhdon të jetojë dhe tani. Pas vdekjes së të atit ai nisi serinë E fai frio no lume (Bën ftohtë në Zjarr). Ai u bë subjekt i shumë ekspozitave në Slloveni dhe në Muzeun (Kishë) Kiscelli në Budapest, Hungari. Më pas ai iu dedikua serisë Domus Omnia, bashkëpunoi për krijimin e dy librave të tjerë artistik nga Oroza: Deseo sin trámite nëpërmjet serigrafeve, dhe Un sentimiento ingrávido recorre el ambiente për të cilin kontribuoi me 5 litografe.

Në 2008 ekspozoi Horizonte sin dueño (Horizonte të pazotëruara) tek Galeria Kombëtare e Jordanisë (Amman) si dhe një antologji të punëve të tij grafike tek Instituti Servantes i Damaskut (Siri). Në këtë të fundit, poeti Taher Riyard i dedikoi atij koleksionin e poezive Cantos de Lamazares (Kënget e Lamazaresit). Në po të njëjtin vit punët e tij u ekspozuan tek Instituti Spanjoll Mbretëresha Sofia dhe në Oresne (Spanjë) tek Qëndra Kulturore e Delegacionit. Lamazares mori pjesë gjithashtu në një ekspozitë levizëse dedikuar poetit Vicente Aleixandre, ku mori cmimin Laxeiro duke u nderuar për punën e të gjithë jetës së tij dhe njohjen e tij ndërkombeëtare.

Në vitin 2010 ai ekspozoi punët e tij tek kisha e Universitetit të Santiago de Compostela, dhe në Tui ku dokumentari Horizonte sin dueño u projektua gjatë festivalit të filmit Play-Doc. Filmi, i udhëhequr nga vëllezërit Nayra dhe Javier Sanz (Rinoceronte Films), flet për një udhëtim nëpërmjet universit së pikturës, poezisë dhe natyrës nga prespektiva e Anton Lamazares.

 


 

 

 
© www.antonlamazares.com